TVSH-ja të rritet nga 18 në 19 për qind

Banka Botërore propozoi rritjen e TVSH-së nga 18 në 19 për qind, si pjesë e masave për rritjen e të ardhurave tatimore dhe sigurimin e stabilitetit fiskal. Ky rekomandim u shfaq në raportin “Rishikimi i Financave Publike të Maqedonisë së Veriut”, i cili fokusohet në nevojën për konsolidimin e financave publike. Sipas ekspertëve, propozimi përfshin edhe eliminimin e normave preferenciale për produkte dhe shërbime jo të domosdoshme.

Në të njëjtën kohë, sektori i biznesit, si dhe drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova, shprehën mosdakordësi me rritjen e TVSH-së, duke theksuar se qeveria po punon në një strategji për mobilizimin e të ardhurave tatimore përmes zgjerimit të bazës tatimore dhe integrimit të ekonomisë informale. Petrova theksoi se fokusi është në mbajtjen e normave të ulëta tatimore dhe parandalimin e evazionit fiskal.

Banka Botërore në raport gjithashtu propozon rritjen e akcizave për alkoolin dhe cigaret, si dhe futjen e një takse për sheqerin dhe pijet e ëmbëlsuara, në përputhje me rekomandimet globale shëndetësore.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights