Thursday, February 22, 2024
spot_img

U anashkaluan artistët shqiptarë në koncertin e natës së vitit të ri në Shkup

Në natën e vitit të ri Qyteti i Shkupit organizoi koncert në shesh. Ajo që ra sy ishte mungesa e këngëtarëve shqiptarë, gjë që ngjalli shumë reagime në opinion, pasi që edhe shqiptarët janë taksapagues në Qytetin e Shkupit.

Për këtë në ClickPlus të TV21, kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se këngëtari Beni Shakiri është përfaqësues i shqiptarëve.

“E di çfarë do të më pyesni dhe patëm edhe pjesëmarrës shqiptarë kështu që… Nëse mendoni në Beni Shaqirin?
-Po, por ai këndoi maqedonisht…?
-Më falni, kjo sërish nuk është domenin tim. Secili mund të performojë dhe këndojë në mënyrën dhe gjuhën të cilën ai e zgjedh dhe konsideron. Ndoshta ka kënduar edhe anglisht? Nuk e di pse kjo duhet të jetë temë? Megjithatë, nëse bëhet fjalë për programin e fundvitit dhe ajo çfarë plasohet para qytetarëve, unë besoj se gjithçka është në interes të asaj që ju të shihni njerëz të buzëqeshur në shesh dhe njerëzit të jenë të kënaqur dhe të lumtur nga ajo çfarë nuk kanë pasur mundësi ta shohin deri më tani”, u shpreh Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit.

Po kjo nuk është hera e parë që shqiptarët anashkalohen, kujton tekstshkruesi i këngëve Avni Qaili, duke shtuar se ky “trend” do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Këngëtarët tanë janë mësuar të injorohen si në manifestimet qendrore në Shkup në nivel të shtetit, gjithashtu injorohen edhe në pjesëmarrjen e këngës në Eurovizion, për fëmijë, për të rinj, ne injorohemi gjithkund kjo gjë nuk më befason mua, por më befason fakti se ajo zonjë kur erdhi në fillimet e veta mu duk si një zonjë e përgatitur politikisht si një zonjë urbane por që e bën atë gafë nuk e kam ditur. Ne shqiptarët jemi mësuar të injorohemi në këtë mënyrë dhe besoj që e njëjta të ndodh edhe më tej”, tha Avni Qaili, tekstshkrues.

Kompozitori Artan Kastrati kritikën e drejton në adresë të Qytetit të Shkupit të cilët nuk kanë ftuar edhe këngëtarë shqiptarë.

“Nuk e shoh të arsyeshme assesi që në këtë eveniment në ndërrimin e motmoteve që normal të ftohen edhe artistët shqiptarë, duke marrë parasysh ne në Shkup kemi këngëtarë shumë profesionistë të mrekullueshëm pra në profesionin e tyre po edhe muzikantë, e shoh të rrugës patjetër që jo vetëm në këtë eveniment por edhe në evenimentet tjera në festa të ndryshme, kur ftohen këngëtarë pra në këtë rast siç kanë qenë prezent me plotë respektin ndaj artistëve maqedonas, duhet të jenë prezent edhe këngëtaret shqiptarë”, sqaroi Artan Kastrati, kompozitor.

Festa për Vitin e ri ka zgjatur disa ditë, ndërsa manifestimi qendror u mbajt në qendrën e kryeqytetit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT