UEFA delegon Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Başakşehir – Petrocub Hîncești

🔝UEFA delegon Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Başakşehir – Petrocub Hîncești, në kuadër të garës Conference League – faza e grupeve.
🔥Të deleguar nga UEFA janë edhe gjyqtarët Dardan Çaka – VAR dhe Visar Kastrati – AVAR.
🤩Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Başaksehir Fatih Terim” në Stamboll, Nuzën do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Eridon Podvorica.
⚽️Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, më 27 nëntor, me fillim në orën 16:30.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights