UEFA dënoi sulmin ndaj presidentit të FFM-së dhe kërkon zbardhjen e shpejtë të rastit

UEFA inkurajon autoritetet maqedonase që të përfundojnë hetimin

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) përmes një postimi në faqen e saj të internetit ka dënuar sulmin e fundit ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini. 

UEFA inkurajon autoritetet maqedonase që të përfundojnë hetimin për rastin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sanksionojnë sulmuesit. Njëkohësisht shpresojnë që këto ngjarje të mos kenë lidhje të drejtpërdrejtë me mbarëvajtjen e federatës sonë dhe thonë se incidente të tilla duhet të mbahen larg sportit. 

Një delegacion i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s së shpejti do të arrijë në Shkup dhe pritet të ketë takime me presidentin Sejdini dhe autoritetet shtetërore, ku theksi do të vihet në autonominë dhe pavarësinë e FFM-së si institucioni më i rëndësishëm i futbollit në vend. 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights