UEFA gjobit FSHF-në për incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë-Shqipëri & Shqipëri-Gjeorgji

Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250€ nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri – Gjeorgji (10 shtator 2024).

Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.

Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.
Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights