Ukraina rrezikon të mbetet pa ndihmë: Trump shqyrton ndërprerjen e mbështetjes

Trump shqyrton ndërprerjen e ndihmës për Ukrainën
Donald Trump pritet të diskutojë sot me këshilltarët kryesorë për ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Presidenti do të takohet me figura të larta si Marco Rubio dhe Pete Hegseth për të shqyrtuar opsionet, përfshirë anulimin e ndihmës së miratuar nga administrata e Bidenit, raportoi New York Times.
Ky takim vjen pas një përplasjeje publike mes Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila ndodhi të premten në Zyrën Ovale.
Sipas Bloomberg, ka përçarje brenda Shtëpisë së Bardhë lidhur me qëndrimin ndaj Ukrainës pas debatit, me disa këshilltarë që kanë marrë pozicione të ashpra kundër Zelenskyt dhe vendit të tij.