UNOPS mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministri përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot ka takuar kreun e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Asistencë të Projekteve (UNOPS) me seli në Bruksel, Mariacarmen Colitti, me të cilën pati një bisedë shumë produktive.

Në takim u konfirmua gatishmëria e UNOPS-it për të ofruar mbështetje të përhershme për Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimeve evropiane.

Të dyja palët ranë dakord se fokusi i bashkëpunimit të ardhshëm duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights