Ushqimet e pasura me proteina si vezët dhe peshku përmirësojnë humorin

I njohur si hormoni i lumturisë, dopamina përmirëson ndjenjat e mirëqenies dhe kënaqësisë. Ushtrimi dhe aktivitete të tjera fizike mund të shkaktojnë një rritje të dopaminës, por edhe me disa ushqime mund të arrihet i njëjti efekt. Ushqimi i pasur me proteina si peshku dhe vezët është shumë i mirë për humor më të mirë. Nutricionistët këshillojnë që ushqimi të pasurohet me ushqime të pasura me proteina.

Kështu, peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3 që luajnë një rol të madh në funksionimin e receptorëve të dopaminës. Avokado është një burim i yndyrnave të shëndetshme dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Po ashtu, përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës B9, e cila i ndihmon trurit të prodhojë dopaminë. Çokollata e errët është e njohur për pasurinë e saj me antioksidantë, por përmban gjithashtu feniletilamin, një përbërës që mund të përmirësojë humorin dhe kështu të rrisë nivelet e dopaminës në tru.

Ajo mund të jetë një snack i mirë para stërvitjes pasi rrit nivelet e energjisë. Si burim i yndyrnave të shëndetshme dhe lëndëve ushqyese të tjera, frutat e thata dhe farat janë më shumë se shtesa të shijshme në vaktet tuaja. Të gjitha llojet e farave si liri, kungulli dhe chia janë zgjedhje të shkëlqyera. Ato janë të pasura edhe me tirozinë – një aminoacid që ndihmon në krijimin e dopaminës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights