Ushtarët e FASh-it në KFOR certifikohen për trajnimin “Fire Phobia”

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se ushtarët e FASh-it, pjesë e KFOR-it, janë certifikuar për trajnimin “Fire Phobia”. Ky trajnimi është zhvilluar në Bazën Novo Selo në Kosovë, ku efektivët e batalionit Komando, pjesë e kontingjentit KFOR 07 në Pejë, kanë marrë asistencë nga instruktorë hungarezë.

Në njoftim, Ministria e Mbrojtjes thekson se ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes profesionale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që ka për qëllim rritjen e sigurisë në terren. Trajnimi “Fire Phobia” është një nga investimet për rritjen e kapaciteteve të forcave të armatosura, duke kontribuar në misionet ndërkombëtare të KFOR-it.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights