Ushtarët e KFOR-it nga vende të ndryshme kanë kryer një marshim të përbashkët në kampin Bondsteel,

Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Bondsteel

Ushtarët e KFOR-it nga vende të ndryshme kanë kryer një marshim të përbashkët në kampin Bondsteel, si pjesë e një trajnimi që synon forcimin e koordinimit dhe gatishmërisë operacionale. Ky ushtrim i përbashkët ndihmon në përmirësimin e ndërveprimit mes trupave, duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet se misioni i tyre mbetet i pandryshuar, duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. KFOR-i vazhdon të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së, EULEX, për të siguruar rendin, lirinë e lëvizjes dhe stabilitetin në vend.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights