“Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq”/ Fero shpërthen ndaj Arbenitës: Ajo dhe familja e saj e kanë…
Postimet e Feros dhe Arbenita Ismajlit kundër njëri-tjetrit nuk ndalojnë në rrjetet sociale. Së fundmi, ish reperi ka treguar se kur mori vajzën nga nëna e saj, ajo kishte ndryshuar tërësisht. Për këtë, ai akuzon familjarët e modeles dhe vetë atë.
Sipas Feros, kur është takuar me të bijën, kjo e fundit e godiste dhe i thoshte ‘babi i keq’.
“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.
Ndër të tjera Fero tha se do t’i fitojë të gjitha betejat me ndihmën e Zotit dhe se nuk i duhet askush tjetër.
“Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort”, deklaron në fund.