Valon Ahmedi u shkel brutalisht në këmbë dhe luajti mes dhimbjeve!

Valon Ahmedi ishte viktimë e një ndërhyrjeje brutale në ndeshjen ndaj Gostivarit, që për pak sa nuk rezultoi në thyerje të kyçit të këmbës. Mesfushori u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, duke zëvendësuar Florent Ramadanin, por pa kaluar as një minutë loje, ai u shkel rëndë nga kundërshtari Mbende.
Pavarësisht dhimbjeve dhe kufizimeve fizike, Ahmedi vazhdoi ndeshjen deri në fund, por nuk mundi të kishte impaktin e pritur në lojë. Pas përfundimit të takimit, këmba e tij ishte e enjtur, dhe ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë seriozitetin e dëmtimit.