“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” – Alternativa takoi aktivin dhe strukturat e partisë në fshatin Çernilishtë, Komuna e Dollnenit
Sot, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, Alternativa mbajti takim me aktivin dhe strukturat e partisë në fshatin Çernilishtë të Komunës së Dollnenit. Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, arritjet e qeverisë si pjesë e Koalicionit VLEN dhe planet strategjike për vitet në vijim.
Takimin e përshëndetën:
• Kryetari i degës, Sadetin Imeri,
• Anëtari i Kuvendit Qendror, Mazllam Osmani,
• Nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi,
• Sekretari i Përgjithshëm, Amir Elezi.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në fjalën e tij përmbyllëse, theksoi:
“Për shumicën, këto takime mund të duken të pazakonshme, sepse njerëzit janë mësuar që politikanët të vizitojnë qytetarët vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Ne po vendosim një standard të ri në këtë drejtim.”
Ai shtoi se një ndër arsyet e vizitave të tilla është edhe sqarimi i akuzave që qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e Alternativës në qeveri:
“Akuzat për degradimin e përfaqësimit të shqiptarëve janë shpifje. Përfaqësimi i shqiptarëve jo vetëm që është ruajtur, por edhe është përmirësuar.”
Të arriturat e Alternativës në kuadër të qeverisjes së Koalicionit VLEN përfshijnë:
• Zgjidhjen e çështjes së shkollës së Çashkës,
• Miratimin e Abetares Kombëtare Shqiptare, me rëndësi të veçantë kombëtare,
• Ndarjen e 34 milionë eurove për kampusin universitar në Shkup,
• Vendimin për ndarjen e 1 miliard eurove për komunat, nga të cilat 250 milionë do të shkojnë për komunat shqiptare, duke shmangur diskriminimin në baza partiake.
Gjithashtu, Alternativa mbetet e angazhuar për të kërkuar që në Kushtetutë të hiqet termi ‘20%’.
Z. Ibrahimi theksoi rëndësinë e këtyre vizitave për të forcuar komunikimin mes qytetarëve dhe funksionarëve të Alternativës dhe për t’i informuar qytetarët mbi çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e tyre.
Në përmbyllje, ai tha:
“Rruga drejt BE-së është më e sigurt se kurrë. Jemi të vendosur të përmbushim të gjitha reformat e kërkuara nga BE-ja për të siguruar anëtarësimin e plotë.”
Alternativa do të vazhdojë me këtë standard të ri politik, duke ofruar llogaridhënie dhe transparencë që i kanë munguar skenës politike shqiptare.