“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” – Alternativa takoi aktivin dhe strukturat në Haraçinë

Sot, Alternativa zbarkoi në Haraçinë, duke vazhduar  takime me strukturat dhe aktivin e partisë, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, ku funksionarë të lartë partiakë dhe nga ekzekutivi iu drejtuan të pranishmëve. Aktivistët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë për situatën aktuale politike, sfidat dhe planet për vitin e ardhshëm.

Fjalë përshëndetëse mbajtën:
•    Kryetari i degës së Haraçinës, Ali Ismaili
•    Nënkryetari, Afan Elezi
•    Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu
•    Deputetja e Kuvendit Republikan, Imerlije Saliu Fetai
•    Sekretari Organizativ, Bashkim Murtezi
•    Sekretari i Përgjithshëm, Amir Elezi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, iu drejtua të pranishmëve duke theksuar:

“Kemi ardhur të marrim vlerësimet, sugjerimet, por edhe kritikat tuaja. Po përpiqemi të instalojmë një standard të ri në politikë – të vizitojmë qytetarët edhe jashtë fushatave zgjedhore.”

Ai përmendi edhe arritjet e qeverisjes së Alternativës, duke veçuar fondin e dedikuar për zhvillimin lokal.

“Sot në Haraçinë kemi kryetarin e komunës nga BDI-ja, por kjo nuk na pengon ta ndihmojmë këtë komunë me fondet që kemi dedikuar për zhvillim.”

Ibrahimi gjithashtu foli për incidentet e fundit, duke thënë:

“Është e vërtetë që pati incidente gjatë festës së flamurit, ku u përdhos flamuri kombëtar dhe u arrestuan ata që ranë pre e mashtrimeve të BDI-së. Por, gjithashtu është e vërtetë që u arrestuan edhe ata që përdhosën flamurin kombëtar. Ali Ahmeti le të tregojë: kur në kohën e tij është arrestuar dikush për këtë arsye? Kjo ndodh vetëm kur je në qeveri me duar të pastra dhe pa hipoteka. Ali Ahmeti s’e ka bërë kurrë, sepse është marrë me Soravian.”

Kryetari Ibrahimi premtoi angazhim të vazhdueshëm:

“Do të ketë edhe emërime të reja nga Haraçina, edhe punësime, dhe do të jemi gjithmonë këtu për të ndihmuar. Edhe kur s’mundemi ta zgjidhim një çështje, ne nuk i shmangemi kontaktit me qytetarët.”

Në fund, ai bëri apel për maturi dhe vetëpërmbajtje:

“Mos bini pre e provokimeve për destabilizim. Ne dimë ta duam tonën dhe ta respektojmë të huajën. Ashtu si i duam simbolet tona kombëtare dhe fetare, ashtu duhet t’i respektojmë edhe simbolet e të tjerëve.”

Alternativa do të vazhdojë këto takime në çdo vendbanim, duke sjellë një standard të ri politik, me llogaridhënie, transparencë dhe përkushtim si shtylla të identitetit të saj politik!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights