Vështrim:Shqiptarët diskriminohen edhe në përdorimin e simboleve

Kombëtare Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc dhe vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simboleve Kombëtare.

Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojn të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kan përdorur Flamurin Kombëtarë Shqiptarë. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve.

Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

Krahina shqiptare e mbetur padrejtësishst nënë administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur,është e diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik , mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, etj.

 Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Në këtë Krahinë mungon një Institut për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk pranohen diplomat e Republikës së Kosovës.

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskrimnuar në gjithë Evropën.

Mbi të gjitha,ky Rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.

*Autori i vështrimit është Refik Hasani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights