Veteranët kërkojnë nga Specialja informacione mbi shëndetin e ish-presidentit Thaçi

Veteranët e UÇK-së shprehin indinjatë ndaj heshtjes së institucioneve të Kosovës, duke i akuzuar për mungesë reagimi ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe mosinformim të opinionit publik mbi shëndetin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ata kërkojnë nga Gjykata Speciale një raport zyrtar për gjendjen e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët mbahen në paraburgim prej më shumë se katër vitesh.

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, Thaçi mungoi në seancat gjyqësore të dy ditëve të fundit në Hagë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights