VIDEO: Gafë e madhe e Maignan, Milani zhgënjen me barazimin kundër Cagliarit
Skuadra e Milanit i gëzoi tifozët me trofeun në Superkupë, por pasoi zhgënjimi në Serie A. Si favoritë të mëdhenj, “Rossonerët” barazuan 1-1 kundër Cagliarit, që lufton për mbijetesë, duke mbetur larg vendeve evropiane për sezonin e ardhshëm.
Në pjesën e parë në “San Siro” nuk pati gola, dhe të 45 minutat u shënuan nga ndërhyrja fenomenale e Mike Maignan nga Milani, i cili në minutën e 40-të ndaloi një goditje të Mattia Felicit nga Cagliari. “Rossonerët” u hodhën më aktivë në pjesën e dytë, me Pulisicin që menjëherë kërcënoi, por goditi shtyllën.
Në minutën e 50-të pasoi një shans i dyfishtë për Milanin, fillimisht Morata provoi, pastaj sërish Pulisic, por portieri Caprile nuk lejoi që rrjeta të lëkundet. Mbrojtja e Cagliarit kapitulloi në minutën e 51-të, kur Alvaro Morata hapi rezultatin duke i dhënë epërsinë Milanit.
Megjithatë, gëzimi zgjati shkurt, pasi katër minuta më vonë, pas një gabimi të tmerrshëm nga Maignan, Felici barazoi në 1-1. Në vazhdim të ndeshjes, vendasit ishin më aktivë, por nuk pati gol të tretë, përfundoi barazim në Milano.