(Video) Lukaku udhëhoqi Napolin drejt triumfit ndaj Como me një gol dhe dy asistime

McTominay dhe Neres shënuan golat e tyre debutues me fanellën e Napolit.

Me fitoren ndaj Como me 3:1 në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serinë A italiane, Napoli rriti avantazhin ndaj Juventusit në vendin e parë të tabelës së kampionatit. Scott McTominay, Romelu Lukaku dhe David Neres shënuan për skuadrën e Antonio Contes dhe Gabriel Strefezza për mysafirët nga Como.

 

 

Napoli e nisi mirë ndeshjen. Mesfushori skocez Scott McTominay shënoi në minutën e parë të asistuar nga Lukaku. Mysafirët barazuan në minutën e 43-të me golin e Gabriel Strefecës.

 

 

 

Në pjesën e dytë, Lukaku konvertoi një penallti për të shënuar 2-1 në minutën e 53-të, më pas asistoi David Neres në minutën e 86-të për të bërë rezultatin 3-1, duke i dhënë Napolit fitoren e pestë të sezonit të ri të Serisë A.

 

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është në krye të tabelës me 16 pikë, përpara Juventusit që ka 12 pikë dhe një ndeshje më pak. Como është në pozitën e dhjetë me tetë pikë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights