VIDEO | Rita Ora qanë: Këngëtarja i bëri homazhe të veçantë Liam Payne në MTV Awards

Këngëtarja britanike Rita Ora , e cila drejtoi këtë vit MTV European Music Awards në Mançester, nuk i mbajti dot lotët pasi foli në skenë për të ndjerin tragjikisht Liam Payne .

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Rita kujtoi këngëtaren e cila së fundmi u nda nga jeta, duke thënë se Liam ishte një nga njerëzit më të veçantë që kishte nderin ta takonte.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të kujtuar dikë që ishte shumë i rëndësishëm për ne, dikë që e humbëm së fundmi. “Ai ishte një pjesë e rëndësishme e botës së MTV-së, botës time, dhe besoj në botën e shumë prej jush, si dhe të gjithë neve këtu sonte”, tha ajo.

“Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofroi të ndihmonte në çfarëdo mënyre, ai solli kaq shumë gëzim në çdo dhomë ku hynte dhe la një shenjë të tillë në këtë botë”, shtoi Rita Ora.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights