Vijojnë me intensitet të lartë punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në Lagjen 146 në Tetovë

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” në Tetovë po vijon me intensitet të lartë punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në Lagjen 146.
Aktualisht, ekipet tona të punës janë të angazhuara maksimalisht për të përfunduar sa më shpejt këtë investim jetik për komunitetin. Në bazë të dinamikës së punimeve dhe kushteve klimatike, pritshmëritë janë që për një periudhë prej maksimum dy muajsh, lagja të ketë rrjet të ri të ujësjellësit tërësisht funksional.
Ky projekt është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të NP “Sharri” për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Tetovës. Ndërmarrja jonë është e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për furnizimin me ujë, duke investuar në projekte të reja dhe në mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues.
Falënderojmë banorët e Lagjes 146 për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kohës së punimeve dhe sigurojmë se çdo përpjekje po bëhet për t’i përfunduar ato sa më shpejt dhe me standardet më të larta të cilësisë.
NP “Sharri” mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të siguruar ujë të pastër dhe të pandërprerë për të gjithë qytetarët e Tetovës.