Viti 2014, BDI në pushtet: Xhamia duhet të bëhet muze i krishterë

Enti i muzeut në Manastir ka vazhduar me rekonstruimin dhe konservimin e “Jeni Xhamisë” në Manastir, në të cilin që më parë janë gjetur mbetje arkeologjike nga shekuj më parë, është lajmi i publikuar në Portalb.mk në vitin 2014 kur BDI-ja ishte në pushtet në qeverinë e Nikolla Gruevskit.

 

Materiali i gjetur nga arekologët lidhet me legjendën se në hapësirën ku tani gjendet xhamia, dikur ka ekzistuar një kishë e ashtuquajtur “Shën Gjorgji”, pasi nga gjurmimet e deritanishme janë gjetur vula dhe gjurmë tjera ku përmendet Shën Gjorgji, ka thënë për “Dnevnik” Zoran Altiparmakovski, konservues i lartë nga Muzeu në vitin 2014.

 

“Projekti jonë konservues i mbështetur nga Ministria e kulturës, vazhdon me punë pasi qëllimi ynë është që ‘Jeni Xhamia’ të prezentohet si lokalitet arekologjik dhe si galeri, funksion të cilin e ka pasur edhe më parë. Sipas këtij projekti, gjithçka që deri më tani është gjetur brenda dhe jashtë kësaj xhamie, do të jetë e hapur për publikun pasi do të vendoset në një konstruksion të xhamit brenda xhamisë. Në fazën e ardhshme do ta hapim pjesën e altarit të xhamisë, kurse në fazën e ardhshme do të bëjmë konservimin dhe restaurimin e të gjithë xhamisë”, tha Altiparmakovski.

 

Nga Enti dhe Muzeu atëbotë informuan se qëllimi kryesor i këtij projekti të mbështetur nga Ministria e Kulturës ishte që “Jeni Xhamia” në Manastir t’i ngjajë “Aja Sofies” në Stamboll, e cila në pamjen e jashtme është xhami, kurse brenda ka të vendosura ikona krishtere.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights