Vjosa Osmani: Homazhe në Prekaz në nder të familjes Jashari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe ka vizituar kullën e familjes Jashari, duke nderuar sakrificën dhe qëndresën heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, Adem Jashari dhe familja e tij nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara,” tha Osmani.

Ajo theksoi se në kohët më të errëta, familja Jashari ndezi dritën e shpresës dhe në momentet vendimtare për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës, ata u bënë mburoja dhe zemra e kombit.

“Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së!” përfundoi Presidentja Osmani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights