VLEN: Distancimi Blerimit nuk e arsyeton heshtjen e Aliut
Blerim Qoseto Bexhetit po i dalin të bëmat në mejdan! Ka filluar ta kap sikleti, dhe tani po kërkon të mbulojë atë që nuk mund ta mbulojë dot me justifikime të vakëta dhe alibi. Po mundohet të distancohet, por të vërtetat e tij po dalin në shesh! Qytetarët shqiptarë presin që BDI-ja të përgjigjet, jo me alibi, por me fakte! Ky distancim i Bexhetit është një teatër i dështuar, një justifikim për të mbuluar një histori të turpshme që lidhet me kthimin e Nikolla Gruevskit.
Ali mos hesht, dil dhe tregoju qytetarëve se cilat ishin shkaqet që të nxitën që ti të angazhohesh me gjithë qenien tënde, e me gjithë skuadrën e lodhur që e udhëheq vetëm që ta kthesh mikun tënd Gruevskin në Shkup.
Kujtojmë edhe deklartën publike të ish presidentit Pendarovski se disa eksponent politikë e kanë konsultuar për amnistimin e mundshëm të Gruevskit. Ndërkaq përgjigjen se kush janë këta eksponent, mund ta jep vetëm Ali Ahmeti.
VLEN vazhdon të pyes akoma publikisht BDI-në dhe Ali Ahmetin: Pse gjithë kjo nostalgji për Gruevskin? Çfarë ju bashkon?
Shqiptarët i besuan Alisë, ky e keqpërdori këtë besim prandaj edhe u ndëshkua. Por, ky ndëshkim nuk duhet të kalojë vetëm me faktin se është në opozitë. Derisa akoma bredhë në diasporë e në vend ia ka për borxh shqiptarëve një përgjigje të shkurt e të qartë, çfarë përfitonin shqiptarët në rast se kthehej Gruevski në vend?
Ali, mos hezito as mos u frikëso sepse nuk ke çfarë të humbësh më shumë!