VLEN: Patericat e Ali Ahmetit po lëshojnë klithma dëshpëruese për të mbuluar dështimet e tyre

Është e qartë si dita që satelitët e Ali Ahmetit, të zhytur në etjen për pushtet, po humbasin çdo grimcë të dinjitetit politik. Pasi tradhtuan votuesit që dikur i besuan me zemër të pastër, ata u kthyen në paterica të BDI-së, duke shpresuar në pozita të garantuara.

 

Por kur intrigat e tyre dështuan, këta të zhgënjyer filluan të lëshojnë klithma dëshpëruese, duke ngjasuar me britmat e atyre që po mbyten në sëmundjen e rëndë të depresionit politik.

Ata që dikur ishin zëri i shpresës, sot janë turpi i votuesve të tyre. Strategjia e tyre është kopja e keqe e BDI-së: manipulime, dezinformata dhe shpifje për të mbuluar dështimet e tyre. Ziadin Sela, tashmë një “zëdhënës i heshtur” i Ali Ahmetit, ndjek propagandën e errët dhe mbrojtjen e klaneve. Mbështetësit e tij të paktë sot përballen me pyetjen se si përfunduan duke mbrojtur ata që dikur i luftonin.

Për më shumë se 20 vite, padronët e tij mbyllën sytë ndaj gjendjes katastrofike në Kuzhinën e Klinikës së Fëmijëve, duke vënë në rrezik shëndetin e brezave të rinj. Falë koalicionit VLEN dhe angazhimit të drejtorit Rexhep Memedi, pas vetëm 4 muajsh punë të palodhur, ky problem i lënë pas dore për dekada po merr zgjidhjen e merituar. Për ne, shëndeti i fëmijëve është mbi çdo interes tjetër.

Koha e manipulimeve të Ali Ahmetit dhe satelitëve të tij ka përfunduar!

Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për lojërat e tyre dhe nuk do të lejojnë më të manipulohen nga ata që mendojnë vetëm për veten dhe klanet e tyre.
Koalicioni VLEN është shpresa dhe zgjidhja për shqiptarët!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights