VLEN: PËR BDI NUK KA FUND QË NUK MUND TË PREKË!

Koalicioni VLEN shpreh dhimbjen me familjen për humbjen e madhe të tyre. Humbja e një jete fëmije na prek të gjithëve dhe ky rast nuk duhet të bëhet objekt abuzimi politik. Por BDI-ja, si gjithmonë, tregon se nuk ka fund që mund të prekë kur bëhet fjalë për interesat e veta politike.

Ata barazojnë pazarllëqet e tyre të lojërave të fatit me humbjen e jetës së një fëmije. Turp dhe haram ju qoftë!
Ata janë të gatshëm të fusin duart edhe në plagët më të thella të popullit për ta bërë lojën e tyre.

Kur ishte momenti për t’i dalë për zot shëndetësisë, BDI u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve.

Dhe sot, ndërkohë që të afërmit e viktimave të Llaskarcës kërkojnë drejtësi, rasti i tyre vazhdon të zvarritet qëllimshëm nëpër korridoret gjyqësore. BDI nuk do që e vërteta të dalë në dritë sepse kjo do të zbardhte edhe një herë fytyrën e tyre të vërtetë të korruptuar dhe të papërgjegjshme. Në vend që të kërkojnë falje për dështimet e tyre, ata vazhdojnë të gërmojnë në pusin e vet të pafund të manipulimeve.

Koalicioni VLEN nuk do të qëndrojë duarkryq derisa BDI abuzon me dhimbjet dhe tragjeditë e qytetarëve për lojërat e veta politike. Për ne, prioritet janë qytetarët, mirëqenia e tyre dhe një drejtësi e pastër – jo pushteti me çdo kusht!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights