VMRO-DPMNE: Me vendosjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë, u vërtetua partizimi i shtetit nga ana e BDI-së

Nga VMRO-DPMNE për listën e zezë të SHBA-së theksuan se u vërtetua partizimi i shtetit nga ana e BDI-së.

„Me vendosjen e Artan Grubit në listën e zezë të SHBA-së, së bashku me gjyqtarin Enver Bezheti, u vërtetua partizimi i shtetit nga ana e BDI-së. Enver Bexheti, gjyqtari që mbajti çështjen për Mijalkovin në dollap, e tregon partizimin e sistemit gjyqësor. Gjyqtarët që mbështeten nga Artan Grubi dhe BDI, ngadalë po përfundojnë në listën e zezë të SHBA-së, së bashku me anëtarët e BDI-së. Artan Grubi dhe Enver Bezheti, si dhe anëtarë të tjerë të BDI-së që janë në listën e zezë të SHBA-së, janë turp për shtetin“, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia dërguan një pyetje për BDI-në, nëse do të distancohet nga Artan Grubi, ndërsa për LDSM-në, nëse do ta mbështesë vendimin për listën e zezë.

„A do të distancohet drejtuesi i BDI-së nga Artan Grubi? A do ta përshëndesë LDSM-ja publikisht vendimin e Departamentit të Shtetit për Grubin që të jetë në listën e zezë amerikane? A e mendojnë ende në LDSM dhe BDI se përpjekjet e Qeverisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE për luftën kundër korrupsionit në gjyqësi është një presion mbi gjyqësorin? Ali Ahmeti, si është? A do të vazhdojë të bëhet patriot i shqetësuar për shqiptarët, apo do të shohë në fytyrë të vërtetën që BDI është shumë e kriminalizuar? Pas (Ramiz) Merkos, tani edhe Grubi, BDI ka dy funksionarë aktualë në listën e zezë të SHBA-së. A do ta ngrejë dikush pyetjen në BDI deri kur kështu? Apo do të vazhdojnë të jenë si deri tani?“, pyetën nga VMRO-DPMNE.

Artan Grubi, i cili ishte zv/kryeministër në qeveritë e SDSM-së dhe gjyqtari Enver Bezheti janë vendosur në „listën e zezë“ të SHBA-së për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm, konkretisht për marrje ryshfeti në lidhje me proceset gjyqësore të lidhura me ish-drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim (UBK), Sasho Mijalkov.

„Sipas nenit 7031(v), Departamenti i Shtetit publikisht i përcakton Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm përmes marrjes së ryshfetit për të manipuluar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë së Veriut. Mijalkov u vendos në listën e zezë në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(v), ndërsa OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja) e sanksionoi atë sipas E.O. 14033“.

Në lidhje me sanksionimin e tyre, ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, në një postim në rrjetet sociale, mes të tjerash, theksoi se ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights