Voska prezantoi tre përforcime – dy finlandezë dhe një slloven!

Voska Sport po përforcohet seriozisht për pjesën e dytë të sezonit, dhe është paralajmëruar një pronar i ri, me të cilin ambiciet do të rriten më tej. Sot, ekipi i Ohrit prezantoi tre futbollistë të rinj, njëri nga Sllovenia dhe dy nga Finlanda. Të tre lojtarët nënshkruan kontrata për një vit e gjysmë.

Filip Valenčič është përforcimi nga Sllovenia, ai luan si mesfushor ofensiv, por mund të përdoret edhe si sulmues. Ai është 32 vjeç dhe ekipi i tij i fundit ka qenë Honka nga Finlanda.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur për klube si Olimpija Ljubljana, Monza, Notts County, Helsinki… Ture Sira është një futbollist finlandez 30-vjeçar që luan si mesfushor. Ai vjen në Voska nga ekipi i Haka-s nga Finlanda. Edhe finlandezi i dytë vjen nga Haka, bëhet fjalë për futbollistin 21-vjeçar Oiva Laksonen. Ky lojtar luan në pozitat e krahut.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights