Vuçiç konfirmoi se SHBA-të vendosën sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sonte konfirmoi se SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) dhe shtoi se Serbia nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë për këtë.

Në një fjalim drejtuar qytetarëve, ai tha se SHBA-të kanë lëshuar një njoftim zyrtar për këtë dhe se ata sapo kanë filluar “të publikojnë vendimet në faqet e tyre të internetit”.

– Kemi marrë shumë sqarime në aktin e paralajmërimit dhe dua të them se këto sqarime do të vazhdojmë t’i marrim sonte dhe nesër në bisedimet me përfaqësuesit më të lartë amerikanë … të cilët janë mysafirët tanë në Beograd, tha Vuçiç.
Ai theksoi se “Serbia në asnjë mënyrë nuk ka kontribuar për vendosjen e sanksioneve të tilla ndaj kompanive që operojnë në territorin e saj”.

– Ne në asnjë mënyrë nuk jemi përfshirë në konfliktet e fuqive të mëdha, në konfliktin global, kemi qenë të kujdesshëm, jemi distancuar… nuk kemi marrë anë, sot po përballemi me sanksione të rënda dhe serioze, tha ai.
Vuçiç deklaroi se për këtë çështje asgjë nuk është fshehur nga qytetarët e Serbisë dhe se qeveria ka qenë transparente për gjithçka që ka mësuar, edhe pse, siç tha ai, ndonjëherë partnerët amerikanë kanë qenë të zemëruar që qeveria ka dalë publikisht para se ata të donin.

– Nuk kemi dashur të mashtrojmë qytetarët e Serbisë dhe ua kemi thënë të vërtetën …, tha Vuçiç dhe shtoi se për Beogradin zyrtar “shumë çështje të rëndësishme mbeten ende të paqarta dhe të pasqaruara” në lidhje me sanksionet amerikane ndaj NIS.
Ai kujtoi se qeveria serbe e shiti NIS-in te kompania ruse Gazpromnjeft në vitin 2008.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights