VUCIC: Nëse njohim Kosovën dhe vendosim sanksione ndaj Rusisë, do të hyjmë në BE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëse e njohin Kosovën dhe vendosin sanksione ndaj Rusisë, do të hyjnë menjëherë në Bashkimin Evropian (BE). 

 

Sa i përket integrimeve evropiane, Vuçiq tha se nuk mund të pajtohet me vlerësimin se janë “të ngecur”, por se mund të thotë se po ecin ngadalë dhe theksoi se nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, do të pranohet menjëherë në BE .

Ai foli edhe për nxjerrjen e litiumit, por edhe për marrëveshjen e gazit që siguroi për Serbinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Vuçiq tha se ka pasur një bisedë të mirë me Putinin, ndër të tjera, për gazin dhe se janë rënë dakord për çmime të mira, të cilat për Serbinë janë shumë më të ulëta.

Megjithatë, ai nuk shkoi në samitin e BRICS në Kazan. 

 

 

Kryeministri sllovak Robert Fico tha sot në një takim me liderët e Serbisë dhe Hungarisë që ai priti në Komarn se “nuk mund të imagjinojë dikë që ta kapërcejë Serbinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights