VV-ja prin me 81.97% të votave nga përfaqësitë diplomatike, numërimi vazhdon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit mbi numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Deri tani, janë numëruar 29 nga gjithsej 43 vendvotime. Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (VV) mban një epërsi të dukshme, duke siguruar 81.97% të votave.

 

Në vend të dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7.50%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 6.14% të votave.

 

Procesi i numërimit të votave nga diaspora është ende në vazhdim, me 14 kuti votimi të mbetura për t’u numëruar.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights