Xabi Alonso po largohet nga Bayer Leverkusen

Xabi Alonso është në sezonin e tij të tretë dhe të fundit si trajner i Bayer Leverkusen.
Drejtuesit e “farmacistëve” janë marrë vesh me këtë, ndaj tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi. Kandidati i parë është trajneri i Shtutgartit, Sebastian Hennes dhe i dyti Sandro Wagner, ndihmës i trajnerit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
Një nga opsionet është që Xabi Alonso të bëhet menaxher i Manchester Cityt, me kusht që Pep Guardiola të vendosë të mos vazhdojë bashkëpunimin me “qytetarët”, gjë që nuk është e pamundur pas vendimit të Ziki Begernstein për t’u larguar nga Manchesteri.