Saturday, May 18, 2024
spot_img

Xhaferi për 100 ditët e qeverisjes: çfarë premtova, e bëra

Kryeministri Talat Xhaferi ka bërë një përmbledhje të 100 ditëve të qeverisë. I vetëdijshëm për zotimet e marra kur u ul në këtë post, Xhaferi ka potencuar se emërimi i tij si kryeministri i parë shqiptar mund të vlerësohet si një tjetër kontribut për demokracinë.

Faqebardhë, me ndërgjegje të pastër dhe respekt ndaj qytetarëve, e realizova atë që premtova kur mora këtë detyrë, ka thënë Xhaferi. Duke u përqendruar tek zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ai tha se këto procese do të shërbejnë si shembull pozitiv për mënyrën sesi u zhvilluan, në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Ne kemi kontribuar në sjelljen evropiane të vendit që aspiron të jetë anëtar i BE-së. I shpreh mirënjohjen time institucioneve dhe qytetarëve, ata u përballën me përgjegjësitë e tyre dhe kontribuuan në angazhimet tona të sinqerta, që shteti të përparojë sipas vlerave evropiane. Kështu funksionon ideja e madhe evropiane. Pres që ky proces të përcillet edhe nga qeveria e ardhshme, sepse e ardhmja e Maqedonisë së Veriut, paqja, qetësia dhe perspektivat e qytetarëve janë të lidhura drejtpërdrejt me progresin në integrimet evropiane dhe realizimin e anëtarësimit të plotë deri në vitin 2030. Shansi tani është para shtetit dhe qeverisë së re, po ashtu edhe përgjegjësia”, tha kryeministri.

I pyetur nëse është i gatshëm të shkojë në opozitë, nisur nga deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, se nuk do të koalicionojë me BDI, apo nëse pret një mandate të dytë Xhaferi ishte evaziv.

“Unë jam kryeministër, ndërsa kjo është çështje e organeve të partisë dhe në këtë kontekst presim përfundimin e negociatave, ndërsa sesi do të jetë rezultati i tyre sa i takon qeverisë së re është një çështje tjetër… Jam i fokusuar në obligimet e përbërjes së Qeverisë që drejtoj, në fakt mandati i kësaj Qeverie është deri në zgjedhjen e një të reje. Puna për konfigurimin e qeverisë së re është punë e negociatave të subjekteve politike që morën mandatet…. Për këtë çështje, duhet pritur rezultati”, tha Xhaferi. Sa i takon 100 ditëve së qeverisjes Xhaferi ka konfirmuar se janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme, të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve, bazuar tek Kushtetuta dhe ligjet.

“E kam fjalën për zgjidhjet që i dhamë problemeve prioritare dhe në këtë drejtim koordinimi mes institucioneve ka qenë efikas. Madje kam pasur rast të përballem edhe me çështje të iniciuara më parë e për të cilat mu dha mundësia t’i hap zgjidhje si kryeministër”, ka thënë Xhaferi. Sa i takon barit të pakositur prej kohësh rreth godinës së kryeministrisë, Xhaferi ka fajësuar Qytetin e Shkupit. “Qeveria as nuk ka dhënë fonde dhe as nuk mund të sigurojë mjete për gjëra që janë në kompetencë të një institucioni tjetër… I kuptoj reagimet për këtë çështje. Por kryetarja e Qytetit të Shkupit e ka marrë përgjigjen përkatëse tek rezultatet e zgjedhjeve. Qytetarët shohin, vlerësojnë dhe dhanë përgjigjen e tyre”, ka thënë kryeministri.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT