Zekolli: Mobilizim i madh në Autostradën Kërçovë-Ohër (Video)
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e Maqedonosë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri ka bërë të ditur po punohet me një intenzitet të shtuar në austradën Kërçovë-Ohër, përcjell Agjencia e lajmeve INA.
Ajo ka bërë të ditur se janë zgjidhur sfidat kryesore dhe asfaltimi tashmë ka filluar.
“Zgjidhëm sfidat kryesore:
• Problemet e shpronësimit janë zgjidhur plotësisht.
• Pas më shumë se një viti vonesa për shkak të pengesave ligjore, asfaltimi ka rifilluar.
👉 Angazhim maksimal në terren:
• Rreth 300 makineri janë duke punuar përgjatë të gjithë gjatësisë së autostradës.
• Mbi 600 punëtorë janë të angazhuar çdo ditë për të çuar projektin përpara.
Autostrada Kërçovë-Ohër po përparon me hapa të sigurt, duke u kthyer në një arterie të rëndësishme për zhvillimin rajonal dhe kombëtar!”, ka shkruar ministrja Zekolli. (INA)
Shiko videon:
https://www.facebook.com/share/v/1BEheLgeoh/?mibextid=WC7FNe