Zekolli Shaqiri: Planifikimi Hapësinor dhe Urban është strategji që është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit.

 Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, u drejtua në Takimin Rajonal të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Strumicë, organizuar nga Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Licencuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri theksoi se Ministria e Transportit, si bartëse e politikave, në vazhdimësi punon për përparimin e sektorit të ndërtimit dhe në këtë drejtim po zhvillohet bashkëpunimi me të gjitha Odat dhe Asociacionet.

 

“Bashkëpunimi me Odën e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Licencuar është në një nivel të lartë dhe këtë e dëshmon angazhimi i përbashkët që gjatë gjithë këtyre viteve është realizuar midis këtyre dy institucioneve.

Këtu jemi për të folur për përparim, për zhvillim dhe për sfidat e profesionit të inxhinierisë. Dhe kjo është misioni ynë.

Planifikimi Hapësinor dhe Urban është një strategji që është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit.” – theksoi në fjalimin e saj Zekolli Shaqiri.

 

Ajo gjithashtu shtoi se digitalizimi në ndërtim si një segment kyç për përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit të kompanive fillon të depërtojë thellë në aktivitet, duke transformuar disa procese të biznesit në këtë sektor që dallon për nga specifika e tij nga sektorët e tjerë.

“Mund të pranojmë tendencat moderne dhe t’i aplikojmë ato edhe në ekonominë tonë vendase dhe në sektorin e ndërtimit.

Kjo është mënyra që ju, ne dhe e gjithë operativa ndërtimore dhe stafi inxhinierik të jemi konkurrues ndaj ndikimit që vjen nga jashtë.” – deklaroi Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights