Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti dëshiron destabilizimin e vendit, por dje e mori porosinë nga SHBA se nuk do të lejohet ta bëjë

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për A2CNN ka komentuar ngjarjet e djeshme rreth seancës së Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin mbi 20 % e popullsisë e që nuk është gjuhë e njëjtë me maqedonishten.

Ibrahimi theksoi se Ali Ahmeti përmes mekanizmit të Gjykatës Kushtetuese dëshiron që të shkaktoj destabilizim të vendit.

“ Unë nuk them se ka forca, unë them se Ali Ahmeti dhe partia e tij janë ato forca. Dmth nuk e lë këtë punë të përgjithësuar ose të pakonkretizuar. Është pikërisht zoti Ahmeti i cili po dëshiron të shkaktoj destabilizim dhe si mjet që ta shkaktoj këtë destabilizim ai është duke e përdorur mjetin e Gjykatës Kushtetuese ku ai ka ndikim. Dhe përmes tyre dëshiron që të shkaktoj destabilizim” , deklaroi Ibrahimi.

Ibrahimi theksoi se Ahmeti e mori porosinë nga SHBA-ja se nuk do të lejohet që ta destabilizoje vendin.
“ Fatmirësisht ai dje e mori edhe porosinë nga SHBA-të se ato nuk lejojnë të shkaktohet destabilizim për shkak se personi i dytë pas zotit Ahmeti, ish zëvendës kryeministri i parë i qeverisjes së BDI-së u fut në listën e zezë për korrupsion dhe shpëtim të ish shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijalkov. Dhe unë gjykoj që edhe zoti Ahmeti e ka marr vesh se nuk duhet ti fryej zjarrit dhe nuk guxon edhe ai të bëjë këso akrobacione të cilat shkaktojnë destabilizim të vendit”, deklaroi Ibrahimi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights