Zeqirija Ibrahimi: Ramiz Merko, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi po tallen me qytetarët e Strugës
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2024/12/Zeka-Profil1-scaled.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Dr.Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, ka komentuar takimin me qytetarët e Strugës, të Blerim Bexhetit, Ramiz Merkos dhe Musa Xhaferit si dhe synimit të tyre për të luftuar korrupsionin.
Sipas tij, ky veprim nëse nuk do ishte humor, është tallje me qytetarët.
“ E pabesueshme, por e vërtetë.
Nëse nuk do ishte humor, është tallje me qytetarët:
Ramiz Merko, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi qenkan organizuar për ta luftuar korrupsionin.
Së shpejti u bashkohet edhe Artan Nongrata Grubi dhe Komandant Soravia.
Presin mirënjohje nga “Transparency International!”., shkruan Ibrahimi.