Zëvendës drejtori Halimi: Rritja e pensioneve është tregues se zëri i pensionistëve është dëgjuar dhe kujdesi për mirëqenien e tyre mbetet prioritet
Zëvendës drejtori i Fondit pensional dhe invalidor, Fuad Halimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar rritjen e pensioneve deri në 5 mijë denarë duke thënë se ky hap është tregues se zëri i pensionistëve është dëgjuar dhe kujdesi për mirëqenien e tyre mbetet prioritet.
Postimi i plotë:
Të dashur pensionist,
Me shumë kënaqësi dhe mirënjohje, dua të ndaj me ju lajmin e mirë për rritjen e pensioneve prej 5000 denarë, një hap i rëndësishëm që vlerëson kontributin tuaj jetik në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë sonë. Rritja e pensioneve filloi me rritjen prej 2500 denarësh në shtator të vitit të kaluar, ndërsa 2500 do të rrumbullaksohen në muajin mars të këtij viti.
Ky vendim është një njohje e merituar për vite të tëra pune dhe përkushtimi, që secili prej jush ka dhënë me dashuri dhe përkushtim. Rritja e pensioneve është një tregues se zëri juaj është dëgjuar dhe se kujdesi për mirëqenien tuaj mbetet një prioritet.
Ju falënderoj nga zemra për trashëgiminë tuaj të pasur dhe shembullin që vazhdoni të jepni për brezat e rinj. Le të shërbejë kjo rritje si një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë pensionistët tanë.
Me respekt,
Fuad Halimi- Zv/drejtor i Fondi pensional-invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.