Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti mori pjesë në hapjen e Forumit të Investimeve dhe Tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në hapjen e Forumit të Investimeve dhe Tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, që zhvilloi punimet në Shkup.

Mexhiti e vlerësoi këtë ngjarje të rëndësishme të organizuar nga Forumi i Investimeve dhe Tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si rast të shkëlqyer për të vënë në pah edhe një herë, lidhjet e forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, dhe sidomos potencialin e madh përpara, duke u bazuar në relacione shumë miqësore.

‘Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tona ka sjellë përfitime të shumta, ndërsa investimet turke në Maqedoninë e Veriut kanë ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe në krijimin e vendeve të punës, duke kontribuar në stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Shkupit, Tetovës, Gostivarit e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi’ tha zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se interesimi i bizneseve tona për të shfrytëzuar mundësitë në tregun turk, është i madh, ndërsa investimet nga Turiqa janë inkurajuese dhe model se si zhvillohet një biznes i mirëfilltë..

‘Në këtë kontekst, Forumi i Investimeve dhe Tregtisë luan një rol kyç, sepse i ofron një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe për të krijuar lidhje të reja. Është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar mundësi bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm, nga ndërtimi dhe prodhimi deri te teknologjia dhe shërbimet’, tha Mexhiti.

Qeveria e re, do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që promovojnë investimet dhe zhvillimin e tregtisë, duke krijuar një ambient të favorshëm për bizneset.

Në Forum morën pjesë biznesmenë nga Turiqa dhe Maqedonia e Veriut, kryetarë të odave ekonomike, deputetë dhe ambasadorë.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights