Zëvendëskryeministri Arbën Fetai përfaqësoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën Rajonale “GovTech” në Tiranë

Zëvendëskryeministri Arbën Fetai mori pjesë sot në konferencën rajonale „GovTech” në Tiranë, krahas Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fetai theksoi rëndësinë e dixhitalizimit si shtyllë e mirëqenies, inovacionit dhe progresit shoqëror. Ai paraqiti prioritetet dhe projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë rrafsh, duke përfshirë dixhitalizimin e administratës publike, rrithen për së paku për 50% të numrit të shërbimeve publike elektronike që u ofrohen qytetarëve, si dhe përgatitjet për ndërtimin e një data qendre qeveritare.
Zëvendëskryeministri Fetai theksoi se në një kohë sfidash kibernetike dhe kërcënimesh gjeopolitike, shtetet e rajonit duhet domosdoshmërisht të forcojnë infrastrukturën dixhitale, në partneritetit me BE-në dhe SHBA-në. Konferenca “GovTech” organizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërise së Informacionit ishte një ngjarje e rëndësishme për këmbimin e përvojave dhe ideve për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale dhe forcimin e sigurisë kibernetike në rajon.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights