Zëvendëskryeministri Fetai përkujton Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në profilin e tij të Fejsbukut Zëvendësktyeministri Fetai kujton me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e Komandantit Adem Jashari.
“Lufta dhe qëndresa e tyre vulosën rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke dëshmuar se trimëria, vendosmëria dhe sakrifica janë vlera të përjetshme të kombit tone”, nënvizon Fetai.
Ai vlerëson se në Kosovën e lirë, demokratike e sovrane, amaneti i dëshmorëve vazhdon të lulëzojë.
“Nderimi më i madh për ta është forcimi i shtetit të Kosovës dhe ruajtja e vlerave për të cilat ata dhanë jetën. Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”, shkruan Fetai.