Saturday, July 27, 2024
spot_img

Zgjedhjet parlamentare, 27 ankesa në KShZ

Partitë politike kanë dorëzuar 27 ankesa në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Vijon të rrjedh afati 72 orësh në të cilat, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të vendos për ankesat. Më së shumti ankesa ka dorëzuar koalicioni VLEN, gjithsej 10, ndërkaq më pas VMRO-DPMNE 8, LSDM 5 dhe E Majta 4.
Nga KShZ informojnë se ankesat e partive janë për disa njësi zgjedhore, në mbarë vendin.

“Ankesat e VLEN-it janë të gjitha në Njësinë Zgjedhore numër 6, respektivisht në vendvotimet në Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Bogovinë dhe Vrapçisht. Ankesat e VMRO-DPMNE-së janë për vendvotimet në Ohër, Demir Hisar, Krushevë, Kërçovë, Strugë, Manastir, Dollnen dhe Resnjë. Ankesat e LSDM-së dhe koalicionit janë për Njësinë Zgjedhore numër 5, gjegjësisht për në Strugë, Manastir dhe Kërçovë. Ndërkaq ankesat e të Majtës për në Çair, Strugë dhe Gazi Babë”, thonë nga KSHZ, për ankesat e partive në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Deri të hënën, KSHZ duhet të vendosë nëse do t’i hedh poshtë, apo do t’i pranojë ankesat e partive. Në rast se rezultati i vendvotimeve të cilat janë objekt i ankesave, ndikon në rezultatin e përgjithshëm, KSHZ mund të kërkojë që të ketë rivotim.

Në ndërkohë vijojnë të rrjedhin afatet për konstituimin e Kuvendit, përkatësisht deri më 28 maj duhet të thirret seanca konstituive, e cila do të zgjatë më së shumti tre ditë. 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e shtetit është e obliguar që ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program qeveritar dhe propozim të përbërjes qeveritare, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me 61 vota./Alsat/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT