Ziberi kërkon zgjidhje për 400 persona të paregjistruar

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, ka bërë thirrje që institucionet të zgjidhin problemin e rreth 400 personave të paregjistruar, të cilët kanë kërkuar vërtetim sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2021. Një rast i tillë është ai i një vajze nga Shuto Orizare e Shkupit, e cila pas 13 vitesh arriti të pajiset me dokumente dhe të regjistrohet në shkollë.

 

Ziberi theksoi se, megjithëse në vitin 2021 u bënë ndryshime ligjore për të lehtësuar regjistrimin, në praktikë ende hasen pengesa. Nga 700 persona të paraqitur fillimisht, 400 kanë dorëzuar kërkesë për evidentim, 268 janë në procedurë, dhe vetëm 60 kanë marrë numër amë deri më tani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights