Zv. kryeministri Fetai në Bruksel pjesëmarrës në tryezën “Gjendja e Evropës”

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, sot po qëndron në Bruksel ku është i ftuar të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët ku po diskutohet një nga çështjet më të rëndësishme përgjatë ngjarjeve globale përbrenda këtij viti, bëhet fjalë për “Gjendjen e Evropës”. Siç ka njoftuar Fetai në këtë tryezë pjesëmarrës janë mendimtarë dhe politikëbërës nga e gjithë Evropa dhe më gjerë për të diskutuar mbi të ardhmen e Evropës.

“Në Brukselin tim, me liderë, mendimtarë dhe politikëbërës nga e gjithë Evropa dhe më gjerë në tryezën e nivelit të lartë “Gjendja e Evropës” organizuar nga Friends of Europe. Në këtë vit zgjedhor për BE-në, disa vende anëtare kyçe, si dhe për SHBA-të, kjo konferencë e nivelit të lartë po debaton ide dhe zgjidhje për Evropën e së nesërmes në një moment të rëndësishëm, kur po formësohet edhe Komisioni i ri Evropian që do i prijë BE-së në 5 vitet e ardhshme”, ka shkruar zëvendëskryeministri, Arben Fetai në facebook.

Prezenca e Fetait në Bruksel ka tjetër kuptim, sepse është rikthyer në vendin nga ku është brumosur intelektualisht dhe në vendbanimin i tij. Arben Fetai sikurse shumë qytetarë të këtij vendi ka jetuar dhe vepruar në Bruksel, por që angazhimi i tij në politikbërjen në rajon e në veçanti Maqedoninë e Veriut ka qenë i pa ndalur, duke dëshmuar që pavarësisht vendbanimit kontributi për vendlindjen duhet të jetë pa kompromis.

Prandaj, pjesëmarrja e politikanëve të nivelit të lartë në tryeza të tilla vetëm se përafron mundësitë e përshpejtimit të procesit eurointegrues. Përveç kësaj, vuloset edhe njëherë që kjo përbërje e re qeveritare orientimin e destinacionin përfundimtarë e ka Bashkimin Evropian. E ky mesazh përçohet përmes këtyre formave duke qenë prezent në Bruksel e kudo tjetër, aty, gjithkund, ku flitet për Bashkimin Evropian.

Kujtojmë që, Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2024, RMV mbush plot 19 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Megjithatë, Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të hatashme për plotësimin e gjitha kushteve të nevojshme për hapje të negociatave me BE-në. Por, në fund RMV u lë anash dhe negociatat do të hapen vetëm me Shqipërinë. Ky është mesazh shumë i qartë për faktorin politik në Maqedoninë e Veriut që të gjithë duhet të harmonizojnë qëndrimet dhe veprimet në këtë drejtim. Nuk duhet të ketë ndarje pushtetesh pozitë apo opozitë të gjithë bashkë për qëllimin final, hapje të negociatave me BE-në. Aktualisht, pengesa e vetme ka ngelur realizimi i ndryshimeve kushtetuese, kjo duhet të bëhet me vullnet të plotë sepse është mundësia e fundit për kapjen e këtij treni që po shkon drejt BE-së. Çdo vonesë përpos që rrit euroskepticizmin në vend, ndikon dukshëm negativisht edhe në mundësinë e krijimit të bllokadave të reja.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights