Zvicra publikon listën, Xhaka dhe Zeqiri gati për të sfiduar Serbinë
Zvicra këtë muaj do të luajë dy ndeshje mjaft interesante, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Më 12 tetor do të përballen me Serbinë në Beograd, ndërsa 3 ditë më vonë do të presin në shtëpi Danimarkën.
Trajneri Murat Yakin ka publikuar sot listën e lojtarëve që ka grumbulluar për këto dy ndeshje shumë të vështira.
Në zgjedhje nuk ka shumë surpriza, pasi vëmendja është tek Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, dy shqiptarët do të përballen me Serbinë. Një mungesë e rëndësishme është ajo e Ruben Vargas për shkak të lëndimit.