Sunday, April 28, 2024
spot_img

1000 mijë xhip kinez u shitën shpejt në vetëm 6 sekonda

SUV-i Tank 330, i prodhuar nga gjigandi i automobilave Great Wall Motors, është shfaqur në faqen e internetit të Ministrisë Kineze të Industrisë dhe IT (MIIT) dhe shitjet e tij kanë rezultuar në shifra fantastike.

Kjo makinë u zhvillua si një projekt crowdfunding në fund të marsit të vitit të kaluar, dhe në gjashtë sekondat e para u rezervua nga më shumë se 1,000 njerëz, secili duke paguar rreth 2,800 dollarë, raportoi uebfaqja CarNewsChina.

Vetë Tank 330 kushton rreth 49,000 dollarë dhe dizajni i tij bazohet në modelin aktual Tank 300 Frontier Limited Edition, me grilë katrore, fenerë të rrumbullakët dhe detaje metalike.

Tank 330 SUV fuqizohet nga një motor 3.0T V6 dhe dimensionet e tij janë 4772mm x 1970mm x 1960mm. I koduar me emrin E30Z, motori ka një fuqi maksimale prej 265 kW dhe një çift rrotullues maksimal prej 500 Nm, me lëvizje me katër rrota.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT