Më shumë se 150 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Kroacisë do t’i bashkohen operacionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Kroacia ka një histori të gjatë bashkëpunimi me KFOR-in, me mbi 2,400 pjesëtarë të dërguar në këtë mision që nga viti 2009, përfshirë 140 gra. Kontingjenti i ri, që përbëhet nga 151 ushtarë, u nis nga kazermat e “Brigadës së 3-të të Gardës Kuna” në Gjakovë.
Ky kontingjent i 44-të do të vendoset në tre pika strategjike dhe përbëhet nga një kompani këmbësorie e motorizuar, një komponent aviacioni dhe selie, si dhe ekipe për mbështetje mjekësore dhe këshillim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, vlerësoi kontributin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura në misione ndërkombëtare dhe nënvizoi rëndësinë e rolit të tyre në misionet paqeruajtëse.

