Sunday, April 28, 2024
spot_img

1500 persona u pushuan nga puna për shkak të njohjes së dobët të gjuhës gjermane

Në kantonin e Cyrihut, rreth 1500 taksistë kanë humbur punën e tyre sepse nuk e flasin mjaft mirë gjermanishten. Në fillim të këtij viti ka hyrë në fuqi një ligj i ri sipas të cilit, kushdo që nuk mund të tregojë certifikatën e njohjes së gjuhës në nivelin B1, nuk mund të marrë lejen për të punuar si shofer taksie.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Taksistëve në kantonin e Cyrihut, Georg Botonakis, i cili nuk i ka kuptuar taksiistët që kanë humbur punën.

“Kantoni informoi industrinë e taksive për këtë lajm katër vjet më parë,” tha Botonakis.

Ai beson se taksistët kishin kohë për të mësuar gjuhën gjermane.

Gjegjësisht, sipas ligjit të ri, shoferët e taksive në kantonin e Cyrihut do të marrin licencë vetëm nëse mund të demonstrojnë njohuri të gjuhës gjermane të paktën në nivelin B1.

Rreth 1500 taksistë nuk mundën ta sigurojnë këtë provë dhe tani janë pa punë, raportojnë mediat zvicerane dhe revista Fenix.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT