24-vjeçarja nga Likova paguan 165.000 denarë për të punuar në Zvicër – mbetet pa para dhe pa punë

Një 24-vjeçare nga Likova ka raportuar në polici se është mashtruar për 165.000 denarë nga një person nga e njëjta komunë. Ajo ia kishte dorëzuar paratë me shpresë se do të sigurohej një vend pune në Zvicër, por pasi kreu pagesën, nuk ka mundur më të kontaktojë personin e dyshuar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT