30 vite të arta për Visar Musliun
Ka lindur më 13 nëntor të vitit 1994 në Gostivar dhe njihet si një nga futbollistët më të mirë shqiptar jo vetëm në vend dhe rajon, por edhe më gjerë.
Visar Musliu sot festoi ditëlindjen duke mbushur kështu 30 vite të arta, derisa një pjesë të madhe të jetës deri më tani është duke e kaluar në fushën e blertë duke bërë krenar gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm.
Karierën e tij e ka nisur në Renova, për të vazhduar në Gostivar, tek Shkëndija, Prishtina, Vardar, Fehervar dhe Ingolstad, ndërkohë që tash suksesin e tij është duke e treguar tek Paderborn.
Për Visarin dhe suksesin e tij mund të shkruhet shumë, por ne sot përshkruam me pak fjalë atë.