Tuesday, June 18, 2024
spot_img

6 dekada në shërbim të fesë, Mulla Ejub Selmani s’ka të ndalur

Ka mbushur 6 dekada në shërbim të fesë duke mësuar mijra nxënës që të lexojnë Kuranin në gjuhën të cilën zbriti, megjithatë mulla Ejub Selmani nga Reçica e Tetovës nuk e ka në mendje të ndalet së shërbyeri në rrugë të Zotit.

Pavarësisht moshës së tij, Hoxha Ejub vazhdon misionin çdo ditë. Ai i mëson fëmijët me një dashuri dhe një durim që rrjedhin nga besimi i tij i thellë. Ai i mëson ata jo vetëm verset e Kuranit, por edhe si të jetojnë sipas mësimeve të tij.

Misionin e ka filluar herët në vitet e komunizmit. Ai na rrëfeu rrugëtimin e tij prej shërbyesi si imam në disa xhami të vendit dhe udhëtimin për në Gjermani ku shërbeu në një xhami krahas Mulla Jakup Asipit. Hoxha tregon edhe për këshillën që i dha i ndjeri Asipi.

Një periudhë të jetës hoxha e kaloi në Turqi, derisa pranoi një telefonatë nga një person që ende nuk ka informacione se kush ka qenë e që i kërkoi të shkoj në Shqipëri për të shërbyer pas hapjes së vendit nga komunizmi. E mësuesi i Kuranit ka shumë për të treguar për periudhën e shërbimit në Tiranë e Durrës.

Hoxha flet me shumë pasion për arritjet e suksese e nxënësve të vet.

Hoxha Ejub ka thënë se ai do të vazhdojë tu mësojë fëmijëve Kuranin derisa të jetë në gjendje.

Ai beson se mësimi është një dhuratë që duhet të ndahet, dhe ai është i lumtur që ka mundësinë të ndajë këtë dhuratë me fëmijët që vazhdojnë të vijnë.

Kjo është historia e Hoxha Ejub Selmanit, një burrë i moshuar që vazhdon të mësojë fëmijët Kuranin me dashuri dhe durim, duke i ndihmuar ata të rriten në njerëz të mirë dhe të respektuar.

The post 6 dekada në shërbim të fesë, Mulla Ejub Selmani s’ka të ndalur first appeared on Tetova1.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT